MENU
klinika

Vargjet krenare të dhimbjes

Kënga e pranverës që nuk erdhi kurrë! Poetja u shua…

09.05.2021 - 16:41

        Në mediet në Kosovë, këto ditë u përkujtua një poete e re që u flijua në emër të padrejtësive kombit të saj.

Yllka u vra bashkë me disa bashkëluftëtarë dhe ushtria serbe, për të fshehur gjurmët, trupin e Yllkës bashkë me trupat e tjerë të vrarë, i dërguan në një varrezë masive në Batajnicë, për t’u gjetur e rivarrosur më 23 dhjetor 2003 në Kodrën e Çabratit, në Gjakovë.

Ajo u vra në vitin e fundit të shkollës së mesme, pa arritur të diplomohej. Por, Yllka ishte poete që premtonte një frymë të re në poezinë shqipe.

Poezia e saj ”Kënga e pranverës” është botuar edhe në “New York Times Magazine”, nga Chris Stephen.

Nuk do të jemi bashkë,
jetërave tona po u afrohet fundi.
Nuk do të njihemi,
bashkë nuk do të takohemi,
do të derdh lot,
duhet ta dish se nuk ka shpresë më për mua,
e kam dashur shpirtin tënd më tepër se veten.
Shkrova për ty kujtimin
që të mund të gjesh prehje.

 

  Më 7 maj të vitit 1999, ra heroikisht luftëtarja 17-vjeçare, Yllka Domi, e cila ra dëshmore në Betejën e Çabratit.

Yllka u vra bashkë me disa bashkëluftëtarë dhe ushtria serbe, për të fshehur gjurmët, trupin e Yllkës bashkë me trupat e tjerë të vrarë, i dërguan në një varrezë masive në Batajnicë, për t’u gjetur e rivarrosur më 23 dhjetor 2003, në Kodrën e Çabratit, në Gjakovë.

Sipas profesorëve dhe njerëzve që e njohën, vdekja e Yllkës ishte humbje e një kuadri intelektual, e një atdhetareje dhe poeteje, e cila, do t’u printe proceseve të ndërtimit të shtetit, por edhe shtyllë e kulturës dhe letërsisë.

Yllka u rrit në një frymë atdhetare dhe po përballej gjithmonë, me padrejtësitë që po i bëheshin atë kohë, kombit shqiptar. Prandaj, ajo ishte e interesuar gjithmonë që të informohet saktë, sesi po lëvizin gjërat. Kudo ishte aktive, në shkollë, në grupe humanitare, në ndihmë banorëve të zhvendosur dhe aty ku e kërkonte nevoja. Si e tillë, ra në kontakt me shumë të rinj e të reja, të cilët ishin kyçur në bërthamat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ka kryer kurset për ndihmë të plagosurve në luftë dhe ka ushtruar përdorimin e armëve dhe pastrimin e tyre.

Poezitë e Yllkës, kushtuar dashurisë për jetën, lirisë dhe vdekjes, sot e asaj dite janë të njohura dhe shpërndahen vazhdimisht.

Ndërsa poezia e fundit e poetes nga sheshi i betejës, duket se e parandjen ikjen…

Amanet ju le nëse nuk pritoni
të ma shkruani emrin në rërën e detit,
dhe dy vargje mi shkruani me shkrimin e saj.
Në krahët e valëve të ketë epope te pambaruar
dhe arena e kafazit të jetë e hapur.

Përmendore nuk dua!
Nëse në kurrizin e qytetit gjeni një shkop
vendoseni afër kokës sime.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bedri Islami: Të fajësosh viktimën e të pastrosh krimin është mëkat

“Gjysma e Kosovës u dogj, qindra u torturuan…askush nuk u përgjigj!”

"Pse u thirrët në Hagë?" Thaçi zbulon të vërtetën

“S’kam pasur asnjë akuzë politikisht! Gjenocidi serb është i dokumentuar!”