MENU
klinika

Fushata e vaksinimit

Këto janë rrethet me imunizimin më të lartë

07.05.2021 - 09:02

Përgjegjësja e Programit Kombëtar të Vaksinimit, Erida Nelaj, ka folur për procesin e vaksinimit, duke thënë se ky proces po ecën me ritme të shpejta.

Nelaj tha për “Klan Tv” se rajonet si: Gjirokastra, Fieri, Vlora, Mirdita dhe Tirana kanë një mbulesë më të lartë vaksinimi.

“Sasitë e vaksinave shpërndahen për çdo njësi vendore të kujdesit shëndetësor në varësi të popullatës që ata mbulojnë dhe fashës moshore dhe ne kemi ecur shpejt për sa i përket fashës 60 plus. Ka njësi vendore të kujdesit shëndetësor që kane ecur mirë si Gjirokastra, Fieri, Vlora, Mirdita që kanë arritur të konsumojnë shumë shpejt sasinë e vaksinës së marrë”, tha Përgjegjësja e vaksinimit Erida Nelaj.

Specialistët thonë se këto rrethe kanë krijuar imunizim më të shpejtë për shkak edhe numri të lartë të moshuarve.

Po ashtu edhe Tirana ka një mbulesë të lartë vaksinimi,por përqindja e vaksinimit është më e ulët për shkak të moshës më të re.

“Pjesa e jugut ka popullatë të moshuar dhe automatikisht ka krijuar mbrojtje më të shpejtë të popullatës se atë kontigjient popullate ka Tirana është njësia vendore të kujdesit shëndetësor me vaksinimet më të larta, por duket ende larg të zbresë fasha moshore pasi popullsia është shumë e madhe dhe shumë e përhapur”, u shpreh Nelaj.

GJKKO e dënoi me 1.6 vite burg për dëmin 234 milionë lekë

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i PS

Fermeri nga Shkodra: S'ka nevojë që të dal në treg!

“Kam shitur 24 ton qepë vetëm përmes Facebook”

EMRAT/ Arrestohet 38-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Zbulohen sera me kanabis në Velipojë, mbi 37 mijë fidanë

Shumëllojshmëri të jashtëzakonshme peizazhesh

“Viajeros”: 14 vendet e mahnitshme në Shqipëri

Aktiviteti i djalit të 62-vjeçares! Dëshmia e tij

Tritoli në Shkodër ishte paralajmërim! Pista e hetimit