MENU
klinika

Ndikimi i muzikës së Rilindjes Italiane, ka mbërritur shpejt në Shqipëri...

Kompozitori arbëresh Tomë Marcozzi dhe muzika e Rilindjes

29.05.2021 - 17:19

Ndikimi i muzikës së Rilindjes Italiane, ka mbërritur shpejt në Shqipëri nëpërmjet priftërinjve dhe misionarëve arbëreshe.

Palokë Kurti, autori i këngës së njohur popullore qytetare shkodrane “Për mue paska kenë kismet”, ishte ndër të parët kompozitorë të Rilindjes tonë kombëtare. Krijimet e tij janë si tip ariesh të vogla operistike, të mirënjohura si jaret shkodrane.

Arsyeja që e lidhë Kurtin me Italinë, vendin e lindjes së operas ishte mësuesi i tij i parë i muzikës. Që në moshë të vogël Kurti u regjistrua në shkollën françeskane dhe At Tomë Marcozzi, një prift arbëresh, e mësoi rreth muzikës dhe të luajë instrumente muzikore.

Marcozzi, i përkushtuar në misionin e tij, jo vetëm që ka mësuar të vegjlit e kolegjit françeskan në Shkodër, por edhe ka siguruar që për mësimin e tyre, të vinin plot instrumente muzikore nga përtej detit. I frymëzuar nga mësuesi i tij dhe qyteti i lindjes, Palokë Kurti ka lënë shumë momunente të këngës popullore qytetare shkodrane, dhe rrugën e tij kanë ndjekur edhe të bijtë Lec e Zef Kurti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit