MENU
klinika

Tri partitë politike opozitare ende nuk kanë arritur të koordinohen

Kosovë/ S’ka bashkëpunim opozitar në Kuvend

02.05.2021 - 10:49

Tri partitë politike opozitare ende nuk kanë arritur të koordinohen në Kuvendin e Kosovës. PDK, LDK dhe AAK po vazhdojnë të jenë të ndara në qëndrime dhe veprime për t’u ballafaquar me Qeverinë Kurti edhe mbi një muaj pas konstituimit të legjislaturës së tetë. Ani pse e pranojnë që kanë dallime ndërmjet veti, përfaqësuesit e tri partive shpresojnë që në të ardhmen të unifikojnë qëndrimet për të gjetur rrugën e bashkëpunimit.

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi thotë se partia e tij, si më e madhja në opozitë, do të tentojë të bashkëpunojnë me dy partitë tjera kur ka tema të rëndësishme.

Por sipas tij, PDK e ka identitetin e vet dhe asnjëherë nuk do të bëhen pjesë e pazareve me qeverinë, siç thotë një pjesë e opozitës ka bërë.

“Asnjëherë nuk do të jemi pjesë e pazareve me qeverinë, siç e kemi dëshmuar edhe tek rasti i zgjedhjes së presidentit dhe qeverisë. Qysh një pjesë tjetër e opozitës ka hyrë në marrëveshje me ta. Na jemi të qartë…Kur ka tema të ndjeshme ne do të koordinohemi me opozitën, është detyrë e jona si partia më e madhe opozitare. Por jemi të dalluara prej partive tjera, si PDK do të mundohemi që për tema të rëndësishme të bashkëpunojmë edhe me ta. Pjesën tjetër, ne e kemi identitetin tonë si PDK dhe prej këndit tonë do ta kundërshtojmë qeverinë dhe do të mbikëqyrim me kujdesin më të madh veprimet e saj”, thotë ai.

Se ka mungesë të bashkëpunimit opozitar në Kuvendin e Kosovës e thotë edhe Pal Lekaj nga AAK-ja.

“Deri më sot, nuk kemi ndonjë bashkëpunim, apo koordinim të asaj si të veprohet si opozitë unike. Çdo subjekt politik ka qëllimet e veta, mbron planin e vet në atë që ju ka ofruar gjatë zgjedhjeve qytetarëve. Por kjo nuk do të thotë që të ardhmen nuk do të kemi koordinim për çështjet vitale të shtetit të Kosovës”, thotë ai.

Ndërkohë, Besa Gaxherri nga LDK thotë se partia e saj do ta ruajë subjektivitetin e vet, por do të gjejë rrugën e bashkëpunimit me opozitën për tema që shërbejnë për të mirën e vendit.

“LDK do ta ruajë subjektivitetin e vetë dhe njëkohësisht do të bashkëpunoj me opozitën për temat për të cilat dakordohen partitë opozitare. LDK tashmë është e njohur për konstruktivitetin dhe bashkëpunimin në çdo aspekt në shërbim të të mirës së përgjithshme për vendin”, thotë ajo.

Në zgjedhjet parlamentare të këtij viti, PDK u rendit si partia e dytë me 19 deputetë, LDK me 15 deputetë dhe AAK me 8 deputetë. Por javë më parë, një deputete e PDK-së kaloi në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, duke e lënë PDK-në me 18 deputetë. Të tri partitë janë opozitë e qeverisë Kurti, që e ka shumicën në Kuvend.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“SHBA-ja dhe BE-ja, t’i bindin pesë vendet evropiane që ta njohin Kosovën”

Zyrtarja e lartë për KE: Pse Non-paperi “slloven”, më i rrezikshmi


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë