MENU
klinika

"Biseduam edhe për liberalizimin e vizave..."

Kroacia i ofron Kosovës 10 mijë doza vaksina

06.05.2021 - 09:41

Kroacia mbështet dialogun Kosovë-Serbi nën administrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.

Shteti kroat i ka ofruar 10 mijë doza të vaksinave anti-COVID për popullin e Kosovës.

Kështu bëri të ditur diplomati kroat Gordan Grlić Radman, pas takimit që pati me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Gërvalla ka falënderuar homologun e saj kroat për mbështetjen që Kroacia i ka dhënë Kosovës. Ministrja tregoi se në takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë është biseduar edhe për prioritetet e Kosovës në politikën e jashtme.

“Falënderova homologun kroat për gjithë mbështetjen që Kroacia i ka dhënë Kosovës. Biseduam për prioritetet e Republikës të Kosovës në politikën e jashtme, dhe për rrugën tonë drejt institucioneve euroatlantike. Jemi të interesuar që të thellojmë bashkëpunimin në këtë drejtim por edhe për bashkëpunimin ekonomik. Biseduam edhe për liberalizimin e vizave, ku Kroacia mbështet Kosovën në këtë aspekt[…]Kolegu kroat më ftoi që të jem pjesë e forumit të Dubrovnikut, të cilën e pranova me shumë kënaqësi”, tha ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN