MENU
klinika

Data

Kur do të zgjidhet kryetari i Partisë Demokratike?

16.05.2021 - 18:00

Partia Demokratike pritet të mbajë zgjedhjet për kryetar më 13 qershor.

“News 24” raporton se procesi për zgjedhjet brenda demokratëve do të hapet në 16 maj dhe do të zgjasë deri në 22 maj. Mësohet se në 23 maj do të përzgjidhen kandidatët që do të garojnë në zgjedhje.

Ndërkaq, nga 24 maji deri në 11 qershor do të zhvillohet fushata e kandidatëve me strukturat e PD-së. Në 13 qershor do të mbahen zgjedhjet në kampin blu, ku pritet rikandidimi i Lulzim Bashës.