MENU
klinika

Kanë hyrë në historinë e modës

Kur veshjet marrin vëmendje më shumë se vetë aktorët…

06.05.2021 - 10:02

Fustanet gjithashtu kanë rolin e tyre në filma. Ato mund të bëjnë përshtypje tek shikuesit po aq sa talenti i tyre në aktrim.

Për t’u habitur, kostumet e disa personazheve janë aq të bukura sa kanë hyrë në historinë e modës.

Në fakt ne nuk shikojmë vetëm filma për hir të aktrimit të shkëlqyeshëm dhe historive tërheqëse, por edhe për të admiruar veshjet e mrekullueshme.

Fiona Johnson, “The Matrix” (1999)

Veshja mahnitëse e kuqe tërheq edhe më shumë vëmendje në sfondin e kostumeve të zeza. Kjo qasje funksionon si për shikuesit, ashtu edhe për personazhet e filmit. Në këtë film, bëhet e qartë se gruaja me të kuqe është një shpërqendrim i qëllimshëm.

Nicole Kidman, “The Golden Compass” (2007)

Fustani i artë i veshur nga personazhi i luajtur nga Nicole Kidman, zonja Coulter, në “The Golden Compass” u krijua rreth një cope të vogël dantelle. Dizenjuesja e kostumit, Ruth Myers nxori frymëzim nga Hollywood-i i vjetër.

Léa Seydoux, “Beauty and the Beast” (2014).

Kjo veshje, si kostumet e tjera në film, u krijua nga Pierre-Yves Gayraud dhe së bashku ato kombinojnë elementet e Perandorisë dhe stilet e Rilindjes.

Mélanie Laurent, “Inglorious Bastards” (2009).

Ky fustan i ndezur i kuq në stilin e viteve 1940, i cili u krijua nga stilistja Anna B. Sheppard, zbulon dëshirën e personazhit për të marrë hak ndaj familjes së saj. Fakti që buzëkuqi dhe manikyri i saj përputhen me veshjen e saj theksojnë vendosmërinë e saj dhe parandiejnë fundin dramatik.

Emma Stone, “La La Land” (2016)

Personazhi i luajtur nga Emma Stone e veshur me fustanin blu ikonë në stil retro, nga stilistja Mary Zofres.

Marilyn Monroe, “Gentlemen Prefer Blondes” (1953)

Bjondja më joshëse e viteve ’50, Marilyn Monroe, veshi fustanin e mrekullueshëm saten rozë kur interpretoi këngën e famshme “Diamonds Are a Girl’s Best Friend”. Më pas, veshja rozë u bë një ikonë e modës, dhe subjekt i imitimeve të shumta, më së shumti nga Madonna në videoklipin e këngës së saj të vitit 1985 “Material Girl”.

Rachel McAdams, “The Notebook” (2004)

Dizenjuesja e kostumeve, Karyn Wagner thotë se ajo kaloi ca kohë duke vizatuar atë që ajo mendonte se pasqyronte epokën dhe pasqyroi se kush supozohet të bëhet Allie, së bashku me gruan që ajo dëshiron të jetë, të cilat ishin në konflikt të drejtpërdrejtë. Ngjyra e asaj veshje ka të bëjë me shpresën.

Një grua që është jashtëzakonisht tërheqëse, me vetëbesim dhe që thyen zemrat e burrave ka qenë e njohur në kulturat e vendeve të ndryshme për shumë shekuj. Lloji i duhur i romancës dhe marrëdhënies në filma mund të ketë vërtet aftësinë për të na bërë të qeshim, të qajmë, madje edhe të besojmë në dashuri me shikim të parë.

Kjo foto po i entuzizmon të gjithë

Dua Lipa së shpejti në Tiranë?

Me ceremoni të reduktuar për të dytin vit radhazi

Mbretëresha Elizabeta II feston ditëlindjen e 95-të

Pas kaq vitesh ribashkim për episode të reja

Vjen fotoja e parë e 3 vajzave të serialit të famshëm

Brenda pak ditësh ajo feston 2 muaj jetë

Kur vjen puna tek Nina mami Arbenita nuk toleron askënd

Reagon për herë të parë Aleksandër Gjoka

Gjykata e la në arrest shtëpie pas aksidentit