MENU
klinika

Njohja “de jure” e Kosovës nga Serbia

“Kurti duhet ta gjejë trimërinë për ta nënshkruar një marrëveshje…”

17.05.2021 - 10:18

Publicisti Muhamet Mavraj, tha se shpreson që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ta gjejë trimërinë që ta nënshkruajë një marrëveshje e cila do t’ia siguronte Kosovës njohjen “de jure” nga ana e Serbisë, duke mos e penguar anëtarësimin Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Mavraj në Klan Kosova se kjo është “patatja më e nxehtë e Ballkanit” dhe jo vetëm e Kosovës.

Ai theksoi se Qeveria duhet të ketë kujdes me deklaratat ndaj shteteve që mund ta godasin Kosovën me veto në të ardhmen.

“Do të ballafaqohet me këtë temë. Është patatja më e nxehtë e krejt Ballkanit, dhe jo vetëm e Kosovës. Shpresoj që në momentin vendimtar do të gjejë trimërinë për ta nënshkruar një marrëveshje që i siguron Kosovës njohjen “de jure” nga Serbia, pa pengesë anëtarësimi në OKB. Dhe të ketë shumë kujdes me deklarata kjo qeveri dhe kushdo që përfaqëson qeverinë ndaj cilido shtet që munden me na goditë me veto, ose që aspirojnë veton ndaj Kosovës. E di që nuk është kjo ditë e afërt, por e di që kjo ditë nuk është e largët”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Takohet për herë të parë me Vuçiç

Albin Kurti më 18 maj në Bruksel

Ku do përqëndrohet biseda?

Sot Merkel bisedon me Kurtin