Nuk ka rëndësi si jeni veshur dhe ku po shkoni, me kostum, me xhinse, me fustan, me taka, me atlete, këtë pranverë duhet patjetër të vendosni edhe një shall.
Nuk e themi ne, por vajzat e njohura që e kanë kthyer në trend shallin. E bukura është se mund ta vendosni ku të doni.
Për shembull Xhensila ka kombinuar një shall me ngjyra me kostumin e zi. Manjola Nallbani ka vendosur një shall me xhinset dhe xhaketën e zezë. Kiara Tito nga ana tjetër e ka kthyer në bluzë.
Ndërsa të tjera e kanë përdorur si aksesor në kokë.
Jonida Vokshi e ka lidhur topuz shallin e saj. Loredana së bashku me mikeshat janë kombinuar me shall Fendi e madje reperja ka vendosur edhe kapele. Rudina Dembacaj dhe blogerja Sara Fani gjithashtu e kanë përdorur shallin si aksesor në kokë.