MENU
klinika

Operacioni "Krutja"

Laborator kanabisi në ndërtesë, 3 të arrestuar në Lushnje

08.05.2021 - 09:00

Policia në Lushnje ka goditur një rast të tenativës për kultivim të bimëve narkotike në ambiente të improvizuara si laboratorë. Mësohet se me finalizimin e operacionit të koduar “Krutja”, u zbulua një laborator kanabisi i përshtatur në një ndërtesë në këtë fshat, rast për të cilin janë arrestuar të paktën tre persona.

Në pranga është vënë 40-vjeçari Mario Çela, banues në Lushnje ndërsa u shpallën në kërkim 45-vjeçari Ervin Rista, banues në Tiranë, 54-vjeçari Lirim Serdani dhe 27-vjeçari Igli Borova

Këtë të fundit dyshohet se përshtatën ambientin e ndërtesës në pronësi të Ristës me aparatura që shpërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike. Po ashtu, për shpërdorim detyre u vunë në pranga dy punonjës të OSHEE, 64-vjeçari Mestan Zoto dhe 23-vjeçari Vilsi Liçi, banues në fshatin Gorre.

Punonjësit dyshohet se nuk kanë përmbushur detyrën duke mos kontrolluar linjën elektrike, si dhe matësin e energjisë elektrike. Gjatë operacionit policia sekuestroi pajisjet elektrike që kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike dhe fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, të kultivuar në kushte laboratorike.

Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës të Lirim Serdanit, policia gjeti disa fishekë luftarakë dhe pajisje që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në kushte laboratorike