MENU
klinika

Unike në stilin e vet

Bizhu kundër rregullave, Diana sfidonte Mbretëreshën

21.05.2021 - 08:46

Pavarësisht etiketës, pavarësisht martesës së saj me një princ, mëmësisë në moshë të re, Lady Diana ishte një vajzë e viteve ’80, vajza e vërtetë e viteve ’80 e cila çmendej për bandat muzikore britanike (me të cilat mund të lidhte miqësie), që i pëlqente të bënte fitnes me fasha llastiku në ballë dhe kyçe, madje ndonjëherë t’i mbante edhe kur nuk ishte në palestër.

Vajzat e viteve ’80, siç thoshte edhe kënga e Cindy Lauper, thjesht donin të argëtoheshin dhe nga ajo që dimë, Diana kishte shumë pak hapësirë për argëtim dhe ajo pak hapësirë që kishte konistonte në shtjellimin dhe përpunimin e ndonjë look-u që shpesh i penalizonte këmbët e bukura ose shpatullat perfekte. Dhe kjo nuk kufizohej vetëm në veshje: ndodhte që bizhuteritë e Lady Diana, të cilat iu dhuruan para dhe pas martesës të modifikoheshin në mënyra që nuk ishin në përputhje me protokollin.

Dhe ka mbetur në histori prezenca e Dianës në ballo me një diademë që i hutoi ekspertët e çështjeve mbretërore në fillim, derisa e njohën atë. Ajo që mbante Diana në kokë ndërsa rrotullohej në krahët e burrit të saj, ishte në të vërtetë një gjerdan që ishte pjesë e bizhuterive të thesarit që i ishin dhënë asaj nga vetë Mbretëresha Elizabeth. Ajo ishte një varëse antike, me diamante dhe smeraldë, të cilën mbretëresha Mary di Teck, gruaja e mbretit George 5 e kishte porositur sipas përmasave të saj për t’ia lënë më pas trashëgimi mbesës së saj Elizabeth, me rastin e kurorëzimit në vitin 1953.

Varësen të cilën mbretëresha e kishte shumë përzemër, ia kaloi Dianës si një dhuratë martese. Sipas burimeve pranë mbretëreshës, në vitin 1985, duke parë çfarë Diana kishte bërë me të, mbretëresha ishte shumë e irrituar, edhe sepse në raste të tjera Diana përdorte si ‘shirita koke’ bizhu me vlerë të pallogaritshme, por edhe për faktin se sipas protokollit, gratë e familjes mbretërore nuk vendosin diamante para perëndimit të diellit. Por ne e dimë sot që përfaqësonte një nga rastet kur marrëdhënia midis princeshës së trishtuar dhe familjes së burrit të saj u kompromentua, deri në atë pikë sa të bëhej e pariparueshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kristen Stewart nuk është aspak e ngazëllyer

Lady Diana në një film!

Histori që po përsëritet

“Meghan po përndiqet si Lady Diana”


Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain