MENU
klinika

Një ditë pasi u shpall “non grata” nga SHBA

Lëvizja e fundit e Sali Berishës, çfarë pritet sot?

20.05.2021 - 13:03

Pas vendimit të DASH për shpalljen “non grata” të Sali Berishës, ish-kryeministri pritet të dalë sot në një konferencë për media. Lajmi konfirmohet nga burime të gazetës “Panorama”.

Mësohet se konferenca për media e Sali Berishës do ta mbahet sot rreth orës 18:00 në Rogner. Reagimin e parë lidhur me vendimin Sali Berisha e bëri dje përmes një postimi në “Facebook” ku ndërsa i kthen përgjigje z.Antony Blinken, Sekretar i Departamentit të Shtetit, shprehet: “I kujtoj se gjatë 30 viteve në politikë nuk ka ekzistuar kurrë asnjë akuzë në adresë time, nga asnjë person, asnjë institucion vendas apo i huaj për abuzim të fondeve publike dhe çfarëdolloj tjetër korrupsioni’.

Gjithashtu, ish-kryeministri, theksoi se gjatë viteve në pushtet, por edhe deri tani, familjarët e tij nuk kanë përfituar kurrë nga fonde dhe asete publike dhe kanë zbatuar me rigorozitet të plotë ligjet e vendit, ndërsa thekson më tej se ata deri më sot nuk kanë qenë kurrë nën akuzë nga drejtësia shqiptare apo e ndonjë vendi tjetër.

Berisha u shpreh se ka qenë i pari që ka denoncuar publikisht projektin e ndryshimit te Kufijve te Kosovës, i “përgatitur nga fondacioni i George Sorosit ne Beograd, për çka dhe jam kërcënuar per pasoja, por natyrisht nuk jam impresionuar”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nuk jam akuzuar kurrë nga asnjë institucion gjatë 30 viteve”

Berisha reagon pas shpalljes “non grata” dhe sfidon Sekretarin amerikan…


"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!