MENU
klinika

Ligue 1, Java 38

Lille shpallet kampione, i jep fund dominimit të PSG

23.05.2021 - 23:01

Lille i jep fund dominimit të PSG në Francë, duke fituar 2-1 në fushën e Angers dhe shpallur kampione. Një titull i siguruar në javën e fundit, teksa Lille shënoi dy herë në pjesën e parë, ndërsa golin e pësoi në limite, kur nuk kishte më kohë.

PSG bëri detyrën duke fituar 2-0 në fushën e Brest, por mbetet 1 pikë pas Lille. Neymar humbi penallti, ndërsa dy golat e fitores u shënuan me Di Maria dhe Mbappe, me këtë të fundit që merr Këpucën e Artë në Ligue 1 me 27 gola.

Monaco i mjaftoi një barazim për të siguruar zonën Champions, teksa Lyon humbi në shtëpi dhe do të luajë në Europa League së bashku me Marseille. Një vend në Conference League për Rennes. Bien nga kategoria Nimes dhe Dijon, ndërsa në play-out shkon Nantes.