MENU
klinika

Sulmuesi i Kombëtares

Manaj shënon golin e 11-të, drejt La Liga 2

02.05.2021 - 19:21

Pas golave të Cikalleshit, edhe Rey Manaj gjeti rrugën e rrjetës sot. Sulmuesi i Kombëtares shënoi me fanellën e Barcelonës B, në sfidën ndaj Ibizës, që është duke u luajtur aktualisht.

Në minutën e 22-të, pas një harkimi nga këndi, bomberi lushnjar, goditi saktë me kokë, duke kaluar në avantazh katalanasit. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0. Golin e dytë për Barcelonën B e realizoi De La Fuente në minutën e 23-të.

Ky është goli numër 11 i Manajt në kampionat. Shqiptari renditet i dyti në listën e golashënuesve, me 2 realizime më pak se Martinez i Andorrës. Me këtë ecuri fantastike, sulmuesi lushnjar i ka vënë syrin “Këpucës së Artë”, teksa shpreson të shpallet golashënuesi më i mirë i kampionatit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN