MENU
klinika

"Më 15 qershor hapen qendrat shëndetësore verore"

Manastirliu në Vlorë: Do të kemi sezon turistik të lehtësuar

28.05.2021 - 11:35

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të operatorëve turistikë në qendrën shëndetësore “Uji i ftohtë” në Vlorë, ku shpalli planin e shëndetësisë për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se situate aktualisht është e kontrolluar dhe do të vijohet intensivisht me procesin e vaksinimit, për të patur një sezon turistik më të lehtësuar.

“Shumë faleminderit gjithë ekipit të qendrës shëndetësore këtu në Lungomare. Ku kemi parë që vijon vaksinimi edhe në qendra shëndetësore dhe ambulanca. Pra vaksinimi kapilar në të gjitha strukturat e shëndetësisë, aty ku janë detajuar sipas planit që ka hartuar Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik për vaksinimin e popullatës të grupmoshës mbi 60 vjeç, por gjithashtu edhe të grupeve të riskut, ku pjesë kemi bërë edhe punonjësit që punojnë në strukturat e hotelierisë.

Ndaj unë jam e kënaqur që shoh se si po vijon ky plan, pra përmbyllja e vaksinimit të punonjësve turistikë, në mënyrë që të kemi një verë sa më të lehtësuar. Por një gjë është e sigurt, që duhet të vijojmë të zbatojmë protokollet shëndetësore, protokollet e sigurisë, për të mundësuar që të mos kemi përhapje të koronavirusit, tha Manastirliu.

 

 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha nga Vlora se më datë 15 qershor, do të hapen qendrat shëndetësore verore si dhe do të vijojë dezinsektimi në zonat e përcaktuara nga ekspertët e shëndetit publik.

“Përgatitemi për sezonin turistik me të gjitha masat, sipas një plani të mirëstrukturuar të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, qoftë përsa i përket vaksinimit të punonjësve të tour-operatorëve, qoftë përsa i përket gjithë programit të dezinsektimit përgjatë zonave të bregdetit dhe sigurisht, hapjes së qendrave shëndetësore verore, të cilat praktikisht janë tashmë të mirëstrukturuara. Jemi duke punuar me stafet, të cilat janë duke u trajnuar nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, për të filluar në 15 qershor me hapjen e qendrave shëndetësore verore, kudo gjatë bregdetit por edhe në zonat turistike malore”, tha Manastirliu.

28 qendra shëndetësore verore, me staf të kualifikuar, do të hapen në zonat turistike, duke filluar nga data 15 qershor. Ndërsa programi I dezinsektimit po vijon në të gjitha zonat e nxehta të përcaktuara nga ekspertët e shëndetit publik. Deri tani janë kryer trajtimet e para në zonën e Kavajës, plazhi Golem –Qerret, plazhin e Spillesë, në Divjakë qytet dhe plazhin e Divjakës, në zonën e Vlorës, plazhin e Nartës, Zvërnecit, Rradhimë, Lagunën e Orikumit, Himarë, Qeparo, Borsh, Çukë, Parkun Kombëtar të Butrintit dhe do vijojë trajtimi në zonën e Tiranës, Durrësit, Lezhës, Velipojës, etj.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier