MENU
klinika

në muajin qershor

Maqedonia pret të fillojë bisedimet me BE-në

30.05.2021 - 12:27

Maqedonia shpreson të marrë një datë për fillimin e bisedimeve të pranimit më 22 qershor, kur duhet të zhvillohet Samiti i BE. Përkundër mbështetjes së qartë të shumicës së anëtarëve të BE-së, komunikimi me Sofjen është intensifikuar ndërkohë, kështu që Shkupi shpreson për mbështetje nga Bullgaria për hapin tjetër në procesin e integrimit evropian – mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE. Javën tjetër, kryeministrat e Maqedonisë dhe Bullgarisë do të takohen në pikën kufitare me rastin e dorëzimit të një donacioni bullgar të vaksinave.

Zaev pritet të informojë Presidentin Stevo Pendarovski mbi bisedimet e tij me presidentin Bullgar gjatë vizitës së tij në Romë. Ai shtoi se Ministri i Jashtëm Bujar Osmani kishte kontaktuar Ministrin e Jashtëm bullgar.

“E gjithë fokusi ynë është në Bullgari dhe institucionet e tyre, veçanërisht në Presidentin Rumen Radev dhe Kryeministrin Stefan Janev. Shpresojmë që në qershor ata vërtet të na mbështesin për të ndërmarrë hapin tjetër në procesin e integrimit”, tha dje Kryeministri Zaev.

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani tha se ai qëndroi optimist se mund të caktohet një datë për fillimin e negociatave në qershor.

“Ekziston një angazhim serioz i presidencës portugeze, prandaj propozimi se si të zgjidhet mosmarrëveshja, i cili është një bazë e mirë për ne, nga ana tjetër unë besoj në vendet anëtare që presin që procesi i negociatave nuk do të kontaminohet me çështje dypalëshe”, tha Osmani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


do ketë agjendë të qartë nga ana e dy qeverive

Kur pritet të mbahet mbledhja e qeverive Kosovë-M.e Veriut?