MENU
klinika

Trajneri pas triumfit si kampion me Teutën

Martini: Kokëdhima? Vetëm na karikoi më shumë

26.05.2021 - 19:35

Meritat për Teutën kampione i shkojnë padyshim edhe trajnerit Edi Martini, që vitin e kaluar fitoi Kupën dhe Superkupën po me këtë skuadër. Projekti vijoi dhe sot durrsakët ngritën pas 27 vitesh edhe titullin kampion.

Për mikrofonat e “Supersport”, Martini tha se është një arritje e rëndësishëm dhe e madhe për qytetin, duke thënë më tej se për ndeshjen e fundit u karikuan më shumë nga mbledhja që presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima, kishte bërë më skuadrën e tij.

“Në minutat e fundit më është dukur vetja sikur kam qenë i intubuar te Shefqet Ndroqi. Ka qenë një kampionat i vështirë, por jam i lumtur që e kurorëzuam me titullin kampion.

Pas çdo humbje ose barazimi zhgënjyes, në ndeshjen e ardhshme kemi triumfuar. Kjo është një forcë karakteri. Kemi eksperiencë në ekip. Ne dhe Vllaznia kemi qenë ekipet më shumë se një familje, shumë të lidhur. Kemi parë njëri-tjetrin në sy. Këta djem janë kampionë dhe e meritojnë.

Bregu golashënuesi ? Kjo është kënaqësi edhe më e madhe. Na ka fituar ndeshjet dhe ka qenë protagonist për skuadrën. Pengu? Kanë qenë disa. Ky ka qenë një kampionat i çmendur. Pas ndeshjes në Kupë me Skënderbeun, në ato momente kishim ndeshje direkte dhe na dukej e pamundur fitorja. Mezi i prisja ato 3 ditë.

Ndeshja me Tiranën dhe Partizanin gjithashtu kanë qenë të vështira. Ky titull më shijon shumë. Mezi po pres të shkoj në Shkodër të jem në stadium, ku shpresoj të fitojnë Kupën. Jam një tifoz i tyre.

E ardhmja? Nuk më ka shkuar mendja për të folur për këtë. Jam krenar për punën që kemi bërë me ekipin, për punën e bërë. Kam nevojë për pak relaks.

Goli i Mihanës? Kisha frikë aty. Më bëri përshtypje, sepse Kokëdhima, kishte bërë mbledhje-zbritje me ekipin. Kishin bërë mbledhje, sikur nuk i kishin 35 javë për të bërë mbledhje. Unë e dija se do e fitonim ndeshjen, por na duhej më shumë se një gol.

Kishim informata se kishin bërë mbledhjen, duhet të bënin maksimumin për Shkodrën. Kokëdhima e do shumë Shkodrën. Është normale të vish dhe të luash këtu futboll, unë i them atij faleminderit sepse na karikoi.

Dedikim? Familja ime është ajo që më ka dhënë suportin. Nusja, fëmijët, nëna dhe babai im e kishin mendjen gjithmonë këtu. Tifozëve të Durrësit që më kanë respektuar gjithmonë. Dy kupat që fituam, dhe titullin, nuk mund të kishin më shumë rëndësi se sa për këtë qytet”, tha Martini.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN