MENU
klinika

NBA

Mbaron sezoni i rregullt, përcaktohen çiftet e play-off

17.05.2021 - 09:36

Janë luajtur sot ndeshjet e fundit të sezonit të rregullt 2020-2021 në NBA, teksa në fushë kanë zbritur të gjitha ekipet. Ndeshje që kanë përcaktuar renditjen e skuadrave dhe cilat prej tyre do të luajnë në play off.

Philadelphia në Lindje dhe Utah Jazz në Perëndim kanë zënë vendet e para, duke patur faktorin fushë në favorin e tyre në fazën play off. Gjithsesi, para se të nisë play off-i, do të luhen ndeshjet e “play in tournament”.

Në këtë turne, që nis nesër, do të luajnë ekipet e renditura në vendet 7-10, në të dyja Konferencat, që do të shkojnë më pas në fazën play off. Duke qenë se këtë vit sezoni i rregullt u luajt me 72 ndeshje (jo 84), u vendos që 6 ekipet e para të shkojnë direkt në fazën play off.

Ndërsa ekipet e renditura në vendet 7-10 do të luajnë mes tyre nga një ndeshje shtesë, ku fitueset do të shkojnë në play off.

Konferenca e Lindjes – Play in tournament

Indiana – Charlotte

Boston – Washington

Konferenca e Lindjes – Play Off

Philadelphia – Indiana/Charlotte

Brooklyn – Boston/Ëashington

Milëaukee – Miami

New York – Atlanta

Konferenca e Perëndimit – Play in tournament

Memphis – San Antonio

Los Angeles Lakers – Golden State

Konferenca Perëndimit – Play off

Utah Jazz – Memphis/San Antonio

Phoenix – Lakers/Golden State

Denver – Portland

Los Angeles Clippers – Dallas

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN