Historianët e vlerësojnë si gjeniun e komunikimit politik. Luigji XIV njihet si monarku që ka qëndruar në krye të Francës, plot 72 vjet.
Luigji XIV i Francës, përdori veshjen si mjetin e tij kryesor për të përforcuar pozitat e tij në pushtet. Ai u quajt për kohën, si mbreti i sharmit dhe i luksit. Ai e bëri Francën, vendin më të fanshëm në botë, për shijen dhe stilin.
Por krahas këtyre fakteve pikante, mbreti i stilit, kujtohet edhe për higjenën… që asokohe, nuk konceptohej si në ditët e sotme. Mund të themi me shumë siguri, që kjo fjalë e mori kuptimin e mirëfilltë pas iluminizmit, ndërsa as ekzistonte si term, para kësaj periudhe.
Faktet për këtë, verifikohen me anë të Mbretit Diell, siç quhej ndryshe Luigji XIV, i cili u la gjithsej vetëm dy herë, gjatë gjithë jetës.
Larja ishte e ndaluar nga mjekët më parë, pasi thuhej se mund të hapeshin poret e lëkurës dhe kështu, mund të depërtonin papastërtitë dhe mikrobet.
Luigji XIV, gjatë 72 viteve të mbretërimit të tij të gjatë (nga 1643, kur ai ishte më pak se pesë vjeç, deri në vdekjen e tij në 1715), bëri vetëm dy banja. Nga ana tjetër, çdo ditë ai shpëlante duart me ujë aromatik dhe fërkonte fytyrën me një peshqir të lagur.
Në atë shekull, njihej ideja se rrobat e pastra garantonin higjienën personale, duke hequr papastërtitë nga lëkura. Prandaj, shfaqja e shkëlqyeshme e jakave dhe manshetave shihet, për shembull, në piktura.
Nga fundi i viteve 1700, ideja për të bërë një banjë javore fitoi mbështetje midis klasave të pasura, ndërsa pastërtia e klasave të ulëta u bë një çështje shqetësuese për autoritetet, vetëm nga fillimi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, sepse industrializimi solli grumbullimin në qytete.