MENU
klinika

Debati i nxehtë për ndryshimet e kufijve

Mesazhi i fortë i Presidentit të Sllovenisë: E dimë që nuk zhvillohen pa flijime…

06.05.2021 - 15:02

Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor ka dhënë disa mesazhe të forta sot nga Tirana, pas një takimi që pati me kreun e shtetit shqiptar, Ilir Meta.

Mesazhi i tij prekte gjithashtu një çështje të nxehtë të ditëve të fundit, që ka “ndezur” diskutime e debate, pas publikimit të disa dokumenteve të quajtura non-paper, që flasin për ndryshim kufijsh.

Duke vendosur theksin tek rëndësia që ka për vendet e Ballkanit Perëndimor avancimi i mëtejshëm i procesit të integrimit në BE, Pahor tha se kjo do të zvogëlonte dhe rëndësinë e debatit që është ngritur tashmë për kufijtë.

“Mendoj se zgjerimi i BE në Ballkan është jo vetëm gjeopolitik por i pazëvendëueshën për paqe e stabilitet të rajonit e krejt evropës. Bashkë me kryetarin e Shqipërisë, Ilir Meta e miqtë e mi do angazhohem që në konkluzionet e takimit më 17 maj të japim një porosi bindëse të fuqishme mbi rëndësinë e zgjerimit që duhet të jetë më i shpejtë e të kenë parasysh jo vetëm shtetin e posacëm me të cilin negociohet por edhe tërë rajonin.

Do të zvogëlohej rëndësia e debatimit të ri për ndryshimin e kufijve në Ballkan që sipas mendimit tim ky proces s’mund të përfundojë në mënyrë të paqtë.

Në anëtarësinë e BE kufijtë mes shteteve bëhen më pak të rëndësishme e s’ka nevojë për ndryshimin e tyre“.

Sipas Presidentit slloven, nga bashkëbisedimi me Presidentin Meta ka dalë edhe me disa ‘vërejtje’ të cilat tha se do shërbejnë ‘për paqen e stabilitetin në rajon.

“E dimë nga përvoja se ndryshimet e kufijve në këtë pjesë të Evropës nuk zhvillohen pa flijime, besoj që ne udhëheqëqsit e kësaj pjesë të Evropës por edhe krejt BE e kemi këtë obligim moral e politik që në këtë kohë që s’është e thjeshtë jo vetëm për shkak të Covid por dhe problemeve të brendshme të BE por edhe të Ballkanit, në mjedisin tonë evropan e kombëtar që sot në këtë kohë më të komplikuar të japim një ide të re se si të zhvillohet më shpejt e entuziazëm që udhëheqësit e njërëzit e shteteve të BE nga njëra anë e banorëve të shteteve të Ballkanit. Nuk është kjo detyrë e lehtë.

Me Ilirin jemi të vetedijshëm që na pret një punë e rëndë por duhet thënë se për të gjitha këshillimet vërejtjet që mi ke dhenë në lidhje me këtë, ty dhe delegacionit tënd ju falenderoj do i marrim parasysh si dhe këshillat që i fitojmë në takimin në Mal të Zi dje, sot këtu, nesër në Kosovë e pastaj edhe në Serbi. Të gjitha këto vizita shërbejnë që të gjithë bashkë të bëjmë gjithcka është në fuqitë tona që të sigurojmë paqen mirësinë e prespektivën evropiane t’ua kthejmë në besim në të ardhmen e tyre”.

Kujtojmë që Sllovenia do marrë Presidencën e Bashkimit Evropian më 1 Korrik 2021.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Diplomatët evropianë: Nëse nuk jemi seriozë me...

“Nëse nuk integrohet Ballkani, “non-papers” dalin në tryezë!”