MENU
klinika

PS 50 firma për ta shkarkuar

Meta: Mos u merrni me “shashka”, por hetoni krimet zgjedhore

03.05.2021 - 11:18

Presidenti i Republikës Ilir Meta reagon pak pasi kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla foli nga Kryesia e Kuvendit për shkarkimin e kreut të shtetit.

Në një postim në Facebook, Meta këshillon që të përqendrohemi në mbylljen e procesit zgjedhor, pasi sipas tij asgjë nuk ka përfunduar.

Kreu i shtetit kërkon që të vijohet me administrimin e çdo kontestimi dhe ankese deri në rinumërimin e votës së fundit. Po ashtu, Meta kërkon që mazhoranca të mos merret me “shashka” por me hetimin e krimeve zgjedhore.

Kujtojmë se 50 deputetë të Partisë Socialiste kanë hedhur firmën e tyre për të nisur procedurat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Sipas tyre, Meta ka shkelur Kushtetutën në mënyrë të vazhdueshme.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin