MENU
klinika

Serie A, Java 36

Milan “7 ballë”, Juve e Atalanta detyrën, Inter nuk ndalet

12.05.2021 - 21:46

Bollëk golash dhe spektakël në javën e 36-të të Serie A, por vendet e para nuk ndryshojnë, përfshi edhe situatën në zonën e Champions. Inter fitoi 3-1 në shtëpi ndaj Romës, edhe pse ka fituar titullin kampion.

Zikaltrit shënuan dy herë në pjesën e parë me Brozovic e Vecino, ndërsa Mkhitaryan ngushtoi për miqtë. Në fund pati vend edhe për një gol të Lukakut. Fitore prestigji për kampionët e Italisë, ndërsa verdhekuqtë tregon të pafuqishëm përballë ekipeve të mëdha.

Ndeshja spektakolare ishte ajo mes Torinos dhe Milanit, që përfundoi 0-7. Kuqezinjtë arritën fitoren më të thellë të sezonit, duke dëshmuar se pa Ibrën mund të fitojnë dhe se suksesi ndaj Juves nuk ishte rastësi.

Rebic shkëlqeu në pjesën e dytë me tripletë, ndërsa Hernandez shënoi dy gola secili. Kompletuan fitoren e thellë Kessie me penallti dhe Diaz. Milan mban vendin e tretë dhe qëndron fort në zonën Champions.

Juventus u rikthye te fitorja, duke ia dalë në transfertë 3-1 ndaj Sassuolos. Berardi humbi penallti për vendasit në fillim e më pas Rabiot dhe Ronaldo mbyllën 0-2 pjesën e parë. Raspadori ngushtoi në pjesën e dytë në 1-2, por Dybala më pas mbylli ndeshjen në 1-3. Megjithatë, Juventus mbetet jashtë zonës Champions.

Atalanta mban vendin e dytë edhe pas raundit të 36-të. Brgamaskët fituan 2-0 në shtëpi ndaj Beneventos. Muriel në pjesën e parë dhe Pasalic në të dytën mbyllën ndeshjen, Fitore 1-0 në limite për Lazion ndaj Parmës. Immobile realizoi në 95’.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN