MENU
klinika

Serie A, Java 37

Milan kompromenton pjesëmarrjen në Champions

16.05.2021 - 21:43

Milan ka ngecur atëherë kur nuk pritej dhe kur nuk duhej. Kuqezinjtë nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 0-0 në shtëpi ndaj Cagliarit, që e ka siguruar qëndrimin në Serie A.

Milan lë dy pikë me shumë vlerë dhe tashmë i duhet të fitojë në ndeshjen e fundit në Bergamo ndaj Atalantës për të marrë pjesë në Champions League sezonin e ardhshëm, duke llogaritur se Juventus e Napoli do të fitojnë ndeshjet përkatëse.