MENU
klinika

Serie A, Java 38

Milan triumfon në Bergamo, Napoli ngec, Juve në Champions

23.05.2021 - 22:47

Dramatike ndeshjet e fundit të Serie A. Kur të gjithë sytë ishin në Bergamo te ndeshja Atalanta-Milan, pak kush e kishte menduar që mund të ndalej Napoli. Milan fitoi 2-0 me dy penallti të Kessie, ndërsa Juventus 4-1 në Bologna.

Ndërsa Napoli ngeci 1-1 në shtëpi me Veronën, me këtë të fundit që nuk luante për asgjë. Ishte gabimi i Elseid Hysajt dhe Faraoni nuk fal përballë portierit, që barazoi 1-1. Napoli në vend të pestë, në Champions shkojnë Inter, Milan, Atalanta dhe Juventus.

Në Europa League shkon Napoli me Lazion, me këtë të fundit që u mposht 2-0 nga Sassuolo, por që nuk arrin të shkojë në Conference League, sepse Roma arrin të barazojë 2-2 me Spezian në transfertë, edhe pse po humbte 2-0. Mourinho do të drejtojë në një kompeticion të ri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN