MENU
klinika

“Izraeli dhe Palestina të nisin bisedimet”

Ministri i Jashtëm gjerman thirrje për t’i dhënë fund dhunës

16.05.2021 - 12:23

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka bërë thirrje për t’i dhënë fund dhunës në Lindjen e Mesme.

Maas nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” bën apel që të dyja palët , Izraeli dhe Palestina të rinisin bisedimet.

“Ajo që duhet tani është: 1. Fundi i sulmeve me raketa, 2. Fundi i dhunës dhe 3. Kthimi në bisedimet midis izraelitëve dhe palestinezëve dhe të gjendet një zgjidhje me dy vendeve”, shkruan Maas në Twitter.

Në ditën e shtatë të bombardimeve Izraeli ka sulmuar shtëpinë e shefit të Hamas-it në Gaza orët e para të së dielës.

Ushtria ka publikuar edhe një video në të cilën një bombë godet shtëpinë e udhëheqësit të përgjithshëm të grupit militant, Yehiya Sinwar.

Si kundërpërgjigje, grupi islamist lëshoi raketat në drejtim të Tel Aviv-it ndërsa përplasjet vazhdojnë në ditën e shtatë radhazi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin