Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu do të vizitojë Greqinë të hënën e ardhshme, më 31 maj, sipas mediave turke.
Sipas një artikulli të YeniSafak, Ministri i Jashtëm turk do të vijë në Athinë të hënën e ardhshme ku do të zhvillojë një takim me homologun e tij grek, Nikos Dendias.
Takimi Çavusoglu-Dendias siç shkruan gazeta, vjen ndërkohëqë që po përgatitet terreni për takimin Erdogan-Mitsotakis , i cili pritet të zhvillohet në Samitin e NATO-s në 14 qershor.
Siç shkruan e përditshmja “Kathimerini”, është e mundur që Ministri i Jashtëm turk të shkojë në Chania dhe të ketë një takim me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis . Gjatë vizitës së tij në Turqi , Nikos Dendias gjithashtu u takua me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.