MENU
klinika

"Google Arts & Culture"

Muzetë botërorë pa biletë

11.05.2021 - 15:07

         Koleksioni nga “Google Arts & Culture”, ku përfshihen Muzeun Britanik në Londër, Muzeun Van Gogh në Amsterdam, Guggenheim në New York City, si dhe qindra vende të tjera ku mund të njiheni me artin, historinë dhe shkencën, është një mundësi reale për të soditur kryeveprat e  artit./Konica.al

Përmes Google Arts & Culture, çdokush mund të ndërmarrë turne virtuale nëpër disa prej muzeve më të famshëm në të gjithë botën. Secili, mund t’i vizitojë prej aty ku është – shtëpisë!

Ky koleksion është në shërbim të apasionuarve të kulturës, të udhëtimeve, kureshtarëve të rinj dhe studentëve që kanë ndjekur mësimin nga shtëpia.

Një nga justifikimet më të shumta, që përdoret për të mos vizituar institucionet e trashëgimisë kulturore, shpeshherë është tarifa e hyrjes në këto institucione, por platforma e re ju mundëson këtë gratis.

Muzeu Guggenheim, New York

Karakteristika Street View e Google lejon turistët të vizitojnë shkallët spirale të famshme nga Guggenheim, pa u larguar nga shtëpia. Nga atje, ju mund të zbuloni vepra arti të jashtëzakonshme nga epokat impresioniste, postimpresioniste, moderne dhe bashkohore.

Muzeu J. Paul Getty, Los Angeles

Veprat e artit europian qysh nga shekulli VIII, mund të gjenden në këtë muze arti në Kaliforni. Bëni një turne në Street View, për të zbuluar një koleksion të madh pikturash, vizatimesh, skulpturash, dorëshkrimesh e fotografish.

Muzeu Britanik, Londër

Ky muze ikonik, mu në zemër të Londrës, lejon vizitorët virtualë të vizitojnë Gjykatën e Madhe dhe të zbulojnë gurët e lashtë të Rosetta-s dhe mumiet egjiptiane. Gjithashtu, mund të gjeni qindra objekte të rralla në turneun virtual brenda muzeut.

Galeria Kombëtare e Arteve, Washington, D.C.

Ky muze i famshëm amerikan i artit, përmban dy ekspozita në internet përmes Google. E para është ekspozita e modës amerikane, nga 1740 deri në vitin 1895, duke përfshirë shumë veshje nga epokat koloniale dhe revolucionare. E dyta, një koleksion veprash nga piktori barok hollandez, Johannes Vermeer.

Muzeu Kombëtar i Artit Modern dhe Bashkohor, Seul

Një nga muzetë e njohura të Koresë, që mund të aksesohet nga kudo në botë. Turneu virtual me Google, mundëson një shëtitje nëpër gjashtë katet e artit bashkohor nga Koreja dhe e gjithë bota.

Museu d’Orsay, Paris

Praktikisht, mund të shëtisni nëpër këtë galeri popullore, që ruan dhjetëra vepra të famshme nga artistë francezë, të cilët kanë punuar e jetuar midis viteve 1848 – 1914. Hidhuni një sy, veprave artistike nga Monet, Cézanne dhe Gauguin.

Muzeu Pergamon, Berlin

Si një nga muzetë më të mëdhenj të Gjermanisë, Pergamon ka shumë për të parë edhe pse, jo fizikisht atje. Ky muze historik është ekspozita e shumë objekteve të lashta, përfshirë Portën Ishtar të Babilonisë dhe Altarin e Pergamonit.


Muzeu Van Gogh, Amsterdam

Kushdo që e admiron këtë piktor tragjik sa inteligjent, mund t’i shohë veprat e tij nga afër, duke vizituar virtualisht këtë muze. Koleksioni më i madh i veprave të artit nga Vincent van Gogh, duke përfshirë mbi 200 piktura, 500 vizatime dhe mbi 750 letra personale.

Galeria Uffizi, Firence

Kjo galeri posedon koleksionin e artit të një prej familjeve më të famshme nga Firence e Italisë, de’Medicis. Ndërtesa është projektuar nga Giorgio Vasari më 1560, posaçërisht për Cosimo I de’Medici.


MASP, Sao Paulo

Museu de Arte de Sao Paulo, është një muze jofitimprurëse dhe muzeu i parë modern në Brazil. Punimet e artit të vendosura në korniza të qarta, bëjnë që të duket sikur veprat po rrinë pezull në ajër. Bëni një turne virtual, për të provuar pamjet e mrekullueshme që ofron ky muze.

Muzeu Kombëtar i Antropologjisë, Qyteti i Meksikës

I ndërtuar në vitin 1964, ky muze i kushtohet arkeologjisë dhe historisë së trashëgimisë paraspanjolle të Meksikës. Ka 23 dhoma ekspozitash të mbushura me objekte të lashta, përfshirë disa nga qytetërimi Maya.

 

https://artsandculture.google.com/partner