MENU
klinika

Tenis

Nadal: Nuk e di nëse do të jem në Olimpiadë

12.05.2021 - 09:47

Rafael Nadal, numri 2 në botë, ka hedhur dyshime në lidhje me prezencën e tij në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, që zhvillohen në Japoni, duke nisur nga 23 korriku.

Tenisti spanjoll deklaroi se është i pavendosur për shkak të pandemisë që është ende kërcënuese në botë e veçanërisht në Japoni, ku infektimet janë në nivele të larta.

Nadal është “trembur” edhe nga deklaratat e tenistëve vendës, Naomi Osaka e Kei Nishikori, që janë shprehur të pasigurtë për zhvillimin e Olimpiadës. Spanjolli ende nuk ka asnjë plan për sa i përket Olimpiadës.

“Ende nuk e di nëse do të shkoj apo jo. Sinqerisht, nuk mund të jap një përgjigje, pasi ende nuk e kam vendosur. Kalendari im i eventeve deri në atë datë është i paqartë për shkak të pandemisë”, – tha Nadal, që aktualisht ndodhet në Romë, ku luan në turneun Masters.

Nadal është pretendent për të fituar në Romë, por vëmendja është më shumë te Roland Garros, që nis më 30 maj në Paris. Ai është rekordmen absolut i këtij grand slam me 13 triumfe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN