MENU
klinika

Serie A, Java 37

Napoli nuk ndalet, Champions thuajse i kryer

16.05.2021 - 13:39

Napoli nuk bën gabime në këtë fund kampionati. Të kaltrit marrin fitoren e tretë radhazi dhe mbajnë vendin e tretë në renditje. Të besuarit e Gattusos fiton 2-0 në Firenze ndaj Fiorentinas. Mjafton fitorja në shtëpi ndaj Verona-s dhe Napoli siguron Champions.

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 56-të pas një penalltie të fituar nga kosovari Rrahmani. Një penallti që është dhënë pas ndërhyrjes së VAR dhe që ka shkaktuar tension mes dy skuadrave.

Te pika e bardhë është paraqitur Insigne, goditja e të cilit është pritur fillimisht nga Terraçiano, por topi ka shkuar përsëri në këmbët e sulmuesit të Napoli-t, i cili nuk ka gabuar herën e dytë. Nëntë minuta më vonë ka ardhur edhe goli që ka mbyllur ndeshjen dhe që është realizuar nga Zielinski falë një devijimi me fat.