MENU
klinika

Fushata zgjedhore

Nazarko: Basha krijoi frymë për ndryshim tek rinia, por nuk u përcoll në fshat

18.05.2021 - 08:32

Për analistin Mentor Nazarko, Lulzim Basha krijoi frymë ndryshimi, kryesisht tek rinia urbane. Në studion e “Log.” me Endri Xhafon analisti thekson se pavarësisht se pati një lloj fryme nuk u arrit të përçohej tek fshati, që përbën dhe opinionin më konservator të shoqërisë.

Unë e besoj që ai krijoi frymë. Ishte një lloj fryme për ndryshim që vinte me gjasa edhe nga Kosova, te rinia urbane. Por fryma për ndryshim nuk mbërriti tek fshati.

Po të shkojmë tek analiza veç e veç nuk është plotësisht e vërtetë. Në Laç, ose në Durrës ku janë përdorur këto nuk është se rezultati i PS ka dalë shumë i mirë,” u shpreh ai.

Lidhur me situatën në Partinë Demokratike ku do të zhvillohet zgjedhjet për kryetarin e ri, ish deputeti Keltis Kruja tha se Basha duhet të ishte dorëhequr.

“Basha duhet të ishte larguar nga drejtimi i partisë. Pastaj që me një proces që të kishte kohën e duhur me një komision të urtosh PD të zgjidhte një kryetar që ta votonin demokratët. Nuk mund të hyjmë në ato historitë po iku ky kush do të vijë. Patjetër që ka,” u shpreh ai.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin