MENU
klinika

La Liga, Java 36

Ndalet Barcelona, lamtumirë titull!

11.05.2021 - 22:57

Dy barazime radhazi dhe Barcelona thuajse i jep lamtumirë titullit kampion. Barcelona ndalet edhe ndaj Levantes në transfertë, në një ndeshje dramatike, që përfundoi 3-3.

Pas 25 minutash lojë, Barcelona ka shënuar golin e avantazhit dhe shënuesi është ai, kapiteni blaugrana që ka shkuar 29 gola në La Liga këtë sezon. Një krosim i bukur i Alba nga e majta dhe koordinim perfekt i Messit brenda zone me goditje fluturimthi për të festuar më pas me Dembele.

Por, sikur të mos mjaftonte goli i Messit, ka shënuar pak minuta më pas edhe talenti Pedri, duke dyfishuar shifrat. Pjesa e parë është mbyllur në avantazhin e dy golave dhe u duk një fitore e thjeshtë për miqtë.

Por në të dytën ka ndodhur ajo që nuk pritej. Levante goditi duke shkuar 2-2. U mendua se goli i Dembele do të zgjidhte gjithçka, pasi çoi shifrat në 2-3. Por, në fund, Dest u driblua si një amator në krah dy herë, teksa Leon do të merrte pasimin e duhur duke goditur në shtyllën e parë dhe barazuar 3-3. Katastrofike për Barcelonën, mbyllet 3-3.