MENU
klinika

Ligue 1, Java 37

Ndalet Lille, PSG shpreson në ndeshjen e fundit

16.05.2021 - 21:59

Lille humbi shansin sonte të shpallet kampione e Francës pas barazimit 0-0 në shtëpi me St.Etienne. Megjithatë, mbetet në krye, 1 pikë para PSG, që fitoi bindshëm 4-0 ndaj Reims. Lille do të luajë në fushën e Angers në ndeshjen e fundit, ndërsa PSG në fushën e Brest.

Parizienët e nisën mirë sfidën duke shënuar që në minutën e 13-të me sulmuesin brazilian Neymar. Triumfi i vulos me tre golat e tjerë të shënuar nga Mbape, Marquinho dhe Kean.

Ndërkohë, vazhdon lufta për zonën Champions, teksa Monaco dhe Lyon fituan në sfidat e tyre respektive 2-1 ndaj Rennes dhe 2-5 kundër Nimes. Diferenca ndërmjet dy ekipeve është vetëm 1 pikë dhe gjithçka do të mbetet për javën e fundit.