MENU
klinika

Ligue 1, Java 36

Ndalet PSG, Lille i mjafton një fitore për titullin

09.05.2021 - 22:15

PSG po shkurorëzohet në Francë. Kampionët sonte nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në transfertë ndaj Renne dhe tashmë në dy javët e mbetura Lille ka shansin të marrë titullin, mjafton një fitore.

Neymar kaloi në vantazh miqtë në minutën e pestë shtesë të pjesë së parë. Braziliani u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për PSG.

U mendua se kampionët do të mbanin avantazhin deri në fund, por ndoshi e kundërta. Guirassy në 70’ barazon për vendasit. Rezultat që do të mbetej në fuqi deri në fundin e ndeshjes. Në 87’ Kimpembe ndëshkohet më karton të kuq për parizienët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN