MENU
klinika

Zaev: Shpresoj të gjejmë zgjidhje

Ndarje e Shqipërisë nga M. e Veriut për integrimin?

05.05.2021 - 10:41

Maqedonia e Veriut po nxiton të gjejë një zgjidhje sa më shpejt me Bullgarinë deri në qershor, ku synohet të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare për çeljen e negociata për të dhe Shqipërinë.

Varhelyi paralajmëroi dje në Shkup se në rast se Maqedonia e Veriut nuk arrin zgjidhje me Bullgarinë, atëhere mund të ndahet nga Shqipëri dhe kjo e fundit të vijojë vetëm në rrugëtimin e negociatave.

Bullgaria me të gjitha gjasat në korrik mban zgjedhje të parakohshme, ndërkohë që kryeministri maqedonas, Zoran Zaev shpreson të gjejë një zgjidhje me qeverinë kalimtare të Presidentit Rumen Radev.

“Unë shpresoj që edhe pse Bullgaria logjikisht do të shkojë sërish në zgjedhje parlamentare, që gjithsesi do të gjejmë zgjidhje me qeverinë kalimtare që do ta formojë presidenti Radev, sepse presim të jeni politikanë të përgjegjshëm me të cilët do të gjejmë zgjidhje”, tha Zaev.

"Jetësimi i korridorit të VIII, projekti më ambicioz"

Balluku takon Zoran Zaev në Vjenë