MENU
klinika

"Rrezikojnë burg inxhinierët dhe arkitektët"

Ndërtimet pa leje/ Rama paralajmëron “fshesë” nga Velipoja në Ksamil

14.05.2021 - 11:26

Kryeministri Edi Rama kërkoi nisjen e menjëhershëm të operacionit të kontrollit në vijën bregdetare për ndërtimet pa leje. Rama tha se kjo duhet të ndodhë tani dhe jo në mes të sezonit. Ai u shpreh se nuk ka sens të shkohet te bizneset që kanë mbi 20 vite që funksionojnë dhe as në majë të Malit ku u shpreh se atij i duhet thënë faleminderit që ndërton. Kreu i qeverisë u shpreh se me ndryshimet ligjore rrezikon burg edhe inxhinieri, arkitekti dhe mbikëqyrësi i punimeve nëse bëhet palë me investitorin.

“Ndodhin atje ku interesat janë shumë të mëdha. I kam kërkuar ministrit që bashkë me drejtorin e Përgjithshëm dhe bashkë me drejtorin e IKMT-së, ministrin e Turizmit të hartohet dhe të niset operacion nga Velipoja në Ksamil. Tani jo në mesin e verës por tani. Pa asnjë tolerancë. Dhe jo duke shkuar te ndërtime që janë bërë para 20 vitesh. Siç ndodhi për fat të keq në Zvërnec. Dhe jo duke shkuar te njerëzit që kanë 20 vite aty se mos të jenë ata aty nuk shkon askush.

Duke vendosur një vitë të kuqe që nuk duhet të shkelet më nga askush. Vija duhet të jetë e pakalueshme. Aty ku hidhet beton pa leje, duhet të ketë jo vetëm prishje por ndalime dhe procese penale në bazë të ligjit. Kini parasysh, që tani me ndryshimet ligjore penalizohet i gjithë zinxhiri. Nuk lejon më ligji që ti je inxhinieri dhe ti i bën investitorit sipas dëshirës sa kate të dojë se shkon ti në burg. Ti duhet të denoncosh shkeljet e projektit.

Po kështu edhe arkitekti, mbikëqyrësi i punimeve. Duhet të lajmërojë policinë se është edhe ai pjesë. Në të gjitha rastet kur ndërtimet me leje konstatohen në abuzim është detyra juaj t’i merrni të gjithë këta sepse janë pjesëmarrës në krim. Aty ku nuk ka leje ligji është shumë i qartë. Forcat të fokusohen aty ku folëm dhe jo nëpër maja malesh dhe jo nëpër fshatra dhe zona ku është për t’i thënë faleminderit që po ndërton”, u shpre Rama

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore

Do t’i propozohen për votim Konventës Kombëtare

EMRAT/ Partia e Lirisë miraton listën me anëtarët e Kryesisë