MENU
klinika

Covid-19

Në Durrës vaksinohen rreth 40 mijë qytetarë

03.05.2021 - 12:07

Pothuajse në të gjitha qytetet e vendit vazhdon procesi i vaksinimit masiv. Që nga fillimi i fushatës në Durrës janë vaksinuar rreth 40 mijë qytetarë.

Nnë orët të para të paradites fluksi i qytetarëve për të aplikuar vaksinën anti-Covid është më i lartë.

Aktualisht në Durrës vaksinat që po përdoren janë Sputnik dhe Sinovax.

Në Durrës dhe Bashkinë Shijak janë 28 qendra shëndetësore që prej 2-3 muajsh janë në dispozicion të personave që presin të marrin vaksinën.

Ndërsa sa i përket sektorit të turizmit, edhe agjencitë turistike po marrin dozat e vaksinave dhe se prej disa ditësh në Durrës ka nisur vaksinimi i punonjësve të fasonerive.