Prej disa ditësh në zonën luginën e Vjosës në zonën e Përmetit, kanë nisur kërkime për naftë nga kompania italiane GEOTECH, e nënkotraktuar nga kompania SHELL.

Një e deleguar e kompanisë SHELL tha se ky kërkim është ndërrmarë mbi bazën e një kontrate të rregullt dhe se nga studimi i deritanishëm është konstatuar prezencë hidrokarburesh në nëntokën e Përmetit dhe se puna do të vijojë gjithsesi.

Nisja e kërkimeve për naftë në luginën e Vjosës, është një goditje e rëndë për turizmin në Përmet, qytet që vitet e fundit është kthyer në destinacionin kryesor për turistët, sidomos për të huajt, të cilët vijnë pikërisht për natyrën e këtij qyteti.

Për këtë arsye, në qytet janë mbajtur edhe protesta kundër këtij projekti shkatërrues për Përmetin.

Deri më tani, asnjë autoritet shtetëror nuk ka reaguar.