MENU
klinika

Gjithmonë e rezervuar

Nevina Shtylla “thyen akullin”, poston foto me partnerin

04.05.2021 - 09:17

Është përfolur prej vitesh tanimë lidhja e moderatores Nevina Shtylla me juristin Arbër Myftari, por asnjëherë nuk është pranuar nga vetë ajo, madje disa herë edhe e ka mohuar të jetë në një lidhje.

Mesa duket, bukuroshja brune nuk e ka më problem ta pranoj hapur këtë fakt. E pyetur nga një ndjekës në “Ask me a question” në Instagram nëse është ende beqare, ajo u përgjigj në menyrë ironike, se po është dhe krahas saj postoi foton me partnerin e saj duke na ngrohur zemrat të gjithëve me këtë foto kaq romantike.

Dukeqënëse, Nevina rezervohet për jetën e saj private në publik, me këtë hap ajo i çoi gjërat në një tjetër nivel.