MENU
klinika

“Humbja më e madhe e jetës”

Nicki Minaj flet për herë të parë pas vdekjes së babait

15.05.2021 - 10:03

Në muajin shkurt, Nicki Miaj humbi babanë e saj pas një aksidenti tragjik. Babai i këngëtares u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare, pasi u përplas për vdekje nga një automjet.

I ndjeri ishte duke ecur në rrugën pranë kryqëzimit të rrugës Roslyn dhe Raff Avenue në Mineola, N.Y., rreth orës 6:15 pasdite kur u godit nga një automjet i drejtuar nga veriu që u largua nga vendi i ngjarjes. Maraj u transportua për në spital në gjendje kritike për jetën dhe fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte pas aksidentit të rëndë.

Ndërkohë Nicki Minaj ka thyer heshtjen ditën e sotme dhe ka reaguar për herë të parë për këtë ngjarje tragjike. Në një letër të gjatë drejtuar fansave, Nicki flet për shumë çështje në lidhje me familjen e saj, mes tyre edhe humbjen e të atit. Ajo e cilëson ndarjen e tij nga jeta, si humbjen më të madhe të saj.

“Edhe pse nuk mund të flasë ende për ndarjen nga jeta të babait tim, mund të them se ka qenë humbja më e madhe e jetës sime. Ndonjëherë kërkoj që t’i telefonoj atij. Akoma më shumë tani që ka ikur.

Uroj që shpirti i tij të prehet në paqe. Ai ka qenë shumë i dashur për ne dhe do të na mungojë gjithmonë”, shprehet Nicki Minaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Me këto foto vërtetoi kujt i ngjan Geraldina

Princeshë Elia hap arkivat


Kjo foto po i entuzizmon të gjithë

Dua Lipa së shpejti në Tiranë?

Me ceremoni të reduktuar për të dytin vit radhazi

Mbretëresha Elizabeta II feston ditëlindjen e 95-të

Pas kaq vitesh ribashkim për episode të reja

Vjen fotoja e parë e 3 vajzave të serialit të famshëm

Brenda pak ditësh ajo feston 2 muaj jetë

Kur vjen puna tek Nina mami Arbenita nuk toleron askënd

Reagon për herë të parë Aleksandër Gjoka

Gjykata e la në arrest shtëpie pas aksidentit