MENU
klinika

kërcënime të hapura shqiptarëve në Kosovë

Ambasadori rus në Serbi kërcënon shqiptarët e Kosovës

01.05.2021 - 10:24

Ambasadori i Federatës Ruse në Serbi, Aleksandar Bocan-Kharchenko, u bëri kërcënime të hapura shqiptarëve në Kosovë. Në një intervistë për revistën serbe Jedinstvo ai tha “nëse serbët nuk jetojnë normalisht në Kosovë, as shqiptarët e Kosovës nuk do të jetojnë”.

Duke iu përgjigjur një pyetje në lidhje me sigurinë e serbëve në Kosovë, ambasadori Bocan-Kharchenko tha:

“Në KB dhe OSBE, si dhe në kontaktet bilaterale me partnerë të jashtëm, ne vazhdimisht po ngremë çështjen e diskriminimit sistematik ndaj pakicave kombëtare në Kosovë dhe situatën e vështirë të serbëve të Kosovës.

Ne u bëjmë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë në provincë që të përmbushin me përgjegjësi detyrimet e tyre, të insistojnë që institucionet e përkohshme në Prishtinë të marrin masa adekuate për të siguruar të drejtat e joshqiptarëve dhe mbrojtjen e faltoreve ortodokse në provincë.

Veçanërisht shqetësuese është se kohët e fundit ka filluar një fushatë agresive kundër abatit të Visoki Decanit, At Sava. Dhe, pikërisht ai manastir, të kujtojmë, nga 1998-1999 ishte një strehë për disa persona të zhvendosur me kombësi të ndryshme.

Nëse një jetë normale për serbët e Kosovës nuk është e garantuar në provincë, as shqiptarët e Kosovës nuk do ta jetojnë atë,” tha ambasadori Bocan-Kharchenko.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Krivokapiç mesazh Vuçiçit

Serbia ndihmon Malin e Zi me vaksina


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë