MENU
klinika

Fakte si lajtmotiv

Një ndër gratë që e adhuroi bota mbarë

30.05.2021 - 14:15

        Gruaja që i mësoi botës, gjuhën e dashurisë. Pa folur. Pa u ndalur. Pa u dorëzuar kurrë. Nënë Tereza, do të ishte mit që në të gjallë; bota nuk e kupton ndryshe mirësinë, nuk është e përgatitur. Ndaj misioni i saj fisnik, u bë gjithë jeta e saj e mohuar. /Konica.al

1. Nënë Tereza ishte mike me princeshë Dianën. Ato ndërruan jetë në të njëjtin vit.

Nënë Tereza dhe Lady Diana, ishin mikesha që prej  vitit 1992 deri më 1997. Gjatë takimeve të fundit, pak javë përpara se Diana të ndërronte jetë, ato përqafonin njëra-tjetrën, luteshin bashkë dhe shëtisnin dorë për dore, në rrugët e Bronx-it, në New York.

2.Ajo ishte kundër abortit dhe parandalimit të shtatzënisë përmes pilulave

Kur ajo mori çmimin “Nobel” në 1979, Nënë Tereza u shpreh: “Shkatërrimi më i madh i paqes sot është e qara e një fëmijë të pafajshëm që s’lindi kurrë. Nëse një nënë mund të vrasë fëmijën brenda barkut të saj, çfarë ka mbetur për ty dhe mua, të vrasim njëri-tjetrin?”

3. Fillimisht, punoi si mësuese

Nënë Tereza shqetësohej shumë nga varfëria që shihte në Kalkutë të Indisë, prandaj në 1946-ën u zhvendos për të jetuar me ta dhe problemet e tyre.

4. E niste çdo ditë me lutje!

Pas çdo lutjeje mëngjesi, ajo dilte rrugëve të Kalkutës për të gjetur dhe për t’u dhënë të varfërve ushqim. Vizitonte familjet, kujdesej për fëmijët e sëmurë, të moshuarit dhe mjekonte njerëzit që po vdisnin nga tuberkulozi.

5. Ajo fliste rrjedhshëm, 5 gjuhë: Gjuhën amtare, shqipen, serbisht, gjuhën që flitej në Bangladesh dhe Indi, si dhe anglisht.

Pas kërkimeve në arkivat e disa shteteve evropiane, një ditë para shenjtërimit të saj, u gjet kjo letër, e shkruar nga vetë ajo, për shqiptarët. Letra është shkruar më 10 dhjetor 1979, gjatë qëndrimit në Oslo.

“Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem Shqiptar. Shum luti Zotin që Paqja e Tij te vijë në zemrat tona, në gjitha familjet tona, në gjith botën. Luti shumë për fukarat e mij – dhe për mua dhe motrat e mija. Une lutem për juve. M. Teresa Bojaxhiu”

“Vllau jem dhe Maria e dashtun
Mbaj uzdaj (shpresë) se je mir dhe që operacioni asht marue.
Motrat dhe unë jemi tuj u lut shum për ty.
me shumë dashuni vëllau i jem, t’puthi fort

Motra jote Tereza”

circa 1981: Albanian-born Catholic nun and missionary worker Mother Teresa of Calcutta (1910 – 1997) leaving Saint James’ Church in Piccadilly, London. (Photo by Ian Tyas/Keystone/Getty Images)

6. E la familjen në moshën 18-vjeçare, për të mos u kthyer më.

7. Nënë Tereza ishte vetëm 8 vjeç, kur i ati vdiq. Besohet, se ai u helmua nga kundërshtarët e tij politikë.

8. Plot 18 herë, Nënë Tereza ishte një prej 10 grave që adhurohej më shumë në botë.