MENU
klinika

Përplasjet Izrael-Palestinë

OKB mbledh Këshillin e Sigurisë

16.05.2021 - 12:47

Këshilli i Sigurisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mblidhet pasditen e së dielës për të diskutuar rreth konfliktit mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Përplasjet mes dy palëve janë më të ashprat që nga viti 2014 por përpjekjet për një rezolutë diplomatike janë të komplikuara nga statusi i Hamasit. Grupi militant islamik, i cili administron Rripin e Gazës, është cilësuar si një grup terrorist nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe fuqitë e tjera.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB Antonio Guterres deklaroi dje se ka mbetur i tronditur nga numri i viktimave në Gaza dhe se është “thellësisht i shqetësuar” nga sulmi i Izraelit në ndërtesën shumëkatëshe që strehonte organizatat e mediave të huaja.

Në një deklaratë, OKB kujtoi të gjitha palët se “çdo shënjestër pa kriter e strukturave civile dhe mediatike shkel ligjin ndërkombëtar dhe duhet të shmanget me çdo kusht”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Izraeli dhe Palestina të nisin bisedimet”

Ministri i Jashtëm gjerman thirrje për t’i dhënë fund dhunës