MENU
klinika

Kryetari i Delegacionit Parlamentar BE-Shqipëri uron Ramën

“Organizimi i suksesshëm i zgjedhjeve, hap i rëndësishëm për në BE”

10.05.2021 - 19:28

Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian në Komisionin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, Manolis Kefalogiannis ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tretë.

Manolis në mesazhin e tij të urimit thotë se zgjedhjet u mirëorganizuan dhe se ishin paqësore.

Ai thotë se: Organizimi i suksesshëm i këtij procesi zgjedhor është një hap shumë i rëndësishëm në rrugën drejt pranimit të vendit tuaj në Bashkimin Evropian, një hap që duhet të ndiqet nga zbatimi i plotë i rekomandimeve të formuluara nga Misioni OSBE-ODIHR.

Letra e plotë

I dashur Z. Rama,

Unë do të doja t’ju përgëzoja ngrohtësisht për procesin e mirë-organizuar zgjedhor, i cili përfundoi në një ditë të qetë dhe pozitive të zgjedhjeve parlamentare në 25 Prill 2021. Unë do të doja uroja dhe popullin e Shqipërisë për pjesëmarrjen e tyre paqësore në këto zgjedhje.

Më lejoni të vlerësoj organizimin e mirë të zgjedhjeve parlamentare pavarësisht sfidat e paraqitura nga një legjislacion zgjedhor i rishikuar në kontekstin e një pandemie globale.

Organizimi i suksesshëm i këtij procesi zgjedhor është një hap shumë i rëndësishëm në rrugën drejt pranimit të vendit tuaj në Bashkimin Evropian, një hap që duhet të ndiqet nga zbatimi i plotë i rekomandimeve të formuluara nga Misioni OSBE-ODIHR.

Ju mund të jeni të sigurt se Parlamenti Evropian mbështet dhe do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE. Si Kryetar i Delegacionit të Parlamentit Evropian në Komisionin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, unë jam gati për të vazhduar bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe të frytshëm me Parlamentin e sapo zgjedhur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mbledhja në Bruksel/ "Të ecim para me integrimin e Shqipërisë në BE"

Borrell: Është koha t’i ofrojmë rajonit një perspektivë më të mirë