MENU
klinika

Masat e reja

Pas një kohe të gjatë, hapen baret dhe restorantet në Greqi!

03.05.2021 - 08:41

Restorantet, kafenetë dhe baret e Greqisë do të rihapen pas shumë muajsh nesër, por me kufizime, duke përfshirë mbylljen e hershme, në orën 22:45.

Sipas një vendimi të qeverisë greke bizneset e ndryshme të shërbimeve të ushqimit dhe pijeve do të lejohen të shërbejnë vetëm në ambiente të hapura të paktën deri më 10 maj .

Përveç kësaj, të gjithë stafit dhe pronarëve që punojnë në këto ambiente do t’u kërkohet të kryejnë teste të COVID-19, ndërsa vetëm klientët e ulur mund të shërbehen.

Por sigurisht që hapja do të bëhet me kushte specifike dhe të forta për bizneset që duhet të respektojnë masat anti-COVID sipas protokolleve që parashikojnë dezinfektimin, distancën, mbajtjen e maskës për punonjësit, etj.