MENU
klinika

Anije ushatarake, helikopterë dhe blinda

Peleshi nxjerr pamjet e FA: Krah për krah me amerikanët

15.05.2021 - 11:30

Të gjitha strukturat e Forcave të Armatosura në Shqipëri do të angazhohen në stërvitjen më të madhe në Ballkanin Perëndimor “Defender 21”.

Në një status në rrjetet sociale, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka nxjerrë pamjet e FA duke theksuar se ato do të jenë krah kolegëve të ushtrisë amerikane.

“Defender Europe 21 – do të angazhohen të gjitha strukturat e Forcave tona të Armatosura, përkrah kolegëve të tyre të ushtrisë amerikane”, shkruan Peleshi.

Konkretisht B2K do të jenë të dislokuara në Bizë. Ndërsa policia ushtarake dhe ajo B3K do të zhvendosen në Kuçovë.

Në pamjet e publikuara nga Peleshi duken anijet ushtarake, blindat dhe helikopterët që do të përdoren nga FA gjatë stërvitjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN