MENU
klinika

Sali Mehmeti

Prapë te pellazgët, o pellazgë?

31.05.2021 - 13:45

         Miti pellazg po përvidhet ngadalë e po bahet pjesë e narrativës zyrtare të historisë.

Ndryshe, si mund të shpjegohet paralajmërimi i arkeologut Neritan Ceka, që “kemi argumente se etnosi ilir, nuk u formua në kohën e bronzit, por në atë të neolitit, që erdhi nga Azia e Vogël”?

Pra, ashiqare nji përpjekje subtile me e “pellazgjizu” prejardhjen ilire. Dhe kjo bahet gjakftohtësisht prej arkeologut ma me përvojë që ka Shqipnia, siç âsht Neritani.

Projekti “Histori e shqiptarëve” – si ndërmarrje ndërakademike e Akademisë së Shkencave në Tiranë dhe simotrës në Prishtinë – paguhet me pare publike të taksapaguesve të të dyja shteteve.

Dhe, megjithëkëtë, akademizmi për faqe të zezë po e humb betejën përballë sharmancës së nji miti vulgar, që gëzon simpati masive si “origjina pellazge”.

Kjo “subkulturë regresive”, siç e përkufizonte profesori arbëresh Francesco Altimari, po jeton kudo mes nesh, aq e fortë sa edhe akademia e ndjen të nevojshme më, ia jep pasaportën e normalitetit.

Histori që, siç thotë Lukiani, shkruhet me iu pëlqye bashkëkohësve, turmës e jo të ardhmes.

Nuk ka pellazgë e as histori me piramida alla-asteke mas tyne, aq ma tepër të tillë që do ta përthekonin procesin shumështresor të etnogjenezës proto-shqiptare.

Në “roaring twenties” të jetës publike shqiptare në kohë të Zogut, asnji intelektual shqiptar që kthehej krahëngarkuem me grada e diploma nga Perëndimi, nuk e nënshkruante veten si mbështetës të fantazmagorive pellazge.

Sepse qysh më 1940, Maximilian Lambertzi, te “Hylli i Dritës” e kishte tregu me argumente, psehin e pamundësisë që origjina shqiptare me u lexu si pellazge.

Njisoj edhe mas LDB-së, Instituti i Shkencave Shoqërore, si prototip i Akademisë së sotme, nuk e tumirte hipotezën që kishte qenë atraktive veç në shekullin 19-të, kur s’ekzistonte as indoevropianistika e as shumëdisiplinariteti shkencor.

Ishte veç Enveri – dhe dorën në zemër, pa u idhnu kërkush, kishte nji njohje të pazakontë! – ngulmonte për pellazgët. Ajo bisedë me Stalin gjeorgjianin, kur ky e kishte pvetë nëse shqiptarët, baskët e gjeorgjianët janë substrati primitiv mesdhetar, do të jetonte si sugjestion tan’ jetën në kryet e Enverit. Madje edhe kur flinte me Nexhminë, kur dilte në gjah me Mehmetin e kur shkruante letra me “shokët” arvanitë.

Por, pellazgët nuk ekzistojnë si entitet i përkufizueshëm, çka shpjegon mungesën e interesimit kudo mes studiuesve perëndimorë. Dhe nuk ka kurrfarë përbetimi kundër tyne, nëse veç do të matej të thoshte nji gjâ të tillë klloshari, ky pjesëtar shumicë në shoqninë tonë.

Ideja e tejkalume e pellazgëve, fundja, në rrokakrejtin e saj e ka njifarë dimensioni goxha problematik për shqiptarët. Ata që e promovonin i banin vend idesë që shqiptarët kanë stagnue në mënyrë të përhershme, tu e reliku gjendjen e aborigjenëve primitivë ballkanas…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Brezi i fundit i femnave malësore shqiptare me "lulengjyra"

“..armët i kanë kelte, tatuazhin si ilirët e trakët”

Shënimet e një kurdi për shqiptarët

“Skënderbeu, ky gjeni ushtarak”


Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore