MENU
klinika

Vettingu shkarkon Ramazan Avdiun

Problemet me pasurinë “i djegin” karrierën gjyqtarit të Elbasanit

06.05.2021 - 10:41

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkarkon nga detyra gjyqtarin e Elbasanit, Ramazan Avdiu.

Gjatë seancave dëgjimore të zhvilluara në funksion të procesit të rivlerësimit, u identifikuan mungesë burimesh për kthimin e një serie huash të dhëna me interes nga gjyqtari i Gjykatës së Elbasanit, Ramazan Avdiu.

Sipas KPK, duket se shumat e kthyera nga huamarrësit janë trajtuar dhe deklaruar nga Avdiu si kthim i principalit, me qëllim shmangien e pagimit të detyrimeve për të ardhurat e siguruara nga interesat. Gjithashtu, në disa raste janë konstatuar edhe pamundësi financiare për dhënien e huave.

Gjatë seancës së dytë dëgjimore të zhvilluar më 30 prill, gjyqtari Ramazan Avdiu i kundërshtoi gjetjet e KPK dhe kërkoi që të merreshin në konsideratë shpjegimet dhe provat e dorëzuara prej tij, shkruan Birn.

Sot, kryesuesi i trupës gjykuese Olsi Komici deklaroi se, me shumicë votash, ishte rrëzuar kerkesa e gjyqtarit Avdiu për riçeljen e hetimit për të tri kriteret e rivlerësimit dhe se ishte vendosur shkarkimi i tij nga detyra.

Dy anëtarët e tjerë të trupit gjykues që kreu procesin e vetingut për gjyqtarin e Gjykatës së Elbasanit, Ramazan Avdiu janë Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari, kjo e fundit në cilësinë e relatores së çështjes.

Punonjësi i bashkisë u rrëzua nga vinçi

Shpallet në kërkim përgjegjësi i tij në Elbasan

Dyshohet se abuzuan me të riun me aftësi të kufizuara

Dalin para gjykatës të arrestuarit në Elbasan

Plehrat po kthehen në një minë me sahat

Çfarë po ndodh në Patos? Re të zeza tymi mbulojnë zonën

Apeli i GJKKO-së i jep 16 vjet Euglen Halilit

Burg përjetë “ushtarit” të Nuredin Dumanit!