MENU
klinika

Shoferët e autobusëve: Do hyjmë në grevë nëse...

Protestë pranë terminalit për çmimet e larta

17.05.2021 - 09:00

Dhjetëra shoferë të autobusëve, po zhvillojnë protestë pranë terminalit të autobusëve për çmimet e larta të vendosura.

Sipas shoferëve çmimi i qëndrimit brenda në terminal është i lartë. Sot ata nuk kanë futur autobusët në terminal në shenjë proteste.

“Nga 0-5 minuta është falas, pasi kalon një sekondë nga këto 5 min, tarifa bëhet 3 mijë lekë. Në Bashki s’kanë marrë asnjë lloj zgjidhje pasi terminali është pronë private ndërkohë që shoferët janë me licencë nga bashkia.

Bashkia është rregullatori por nuk ndërhyn. Kërkojmë të gjendet zgjidhja nga bashkia për taksitë në të zezë dhe për tarifat që duhet të vendosen në bazë të të ardhurave tona. Sot është dita e parë ku pezullohet puna nga shoferët. Dhe do të hyjnë në grevë nëse nuk gjendet zgjidhja”, thonë ata.