MENU
klinika

Betejë kërcënuese

Pse Apple po shkon në gjyq për videolojën e famshme!

03.05.2021 - 08:50

Apple do të përballet me një nga kërcënimet më serioze ligjore në vitet e fundit: Një gjyq që kërcënon të heqë kontrollin e hekurit mbi aplikacionet në App Store, që sjell miliarda dollarë çdo vit.

Çështja gjyqësore u ngrit nga Epic Games, prodhuesi i lojës së njohur Fortnite. Epic dëshiron të rrëzojë të ashtuquajturin “walled garden” të hapësirës së aplikacioneve, të cilin Apple filloi ta ndërtonte 13 vjet më parë si pjesë e një strategjie të krijuar nga bashkëthemeluesi Steve Jobs.

Shën.red. Walled Garden – në teknologji, është një mjedis i mbyllur që kontrollon hyrjen e përdoruesve në faqet e internetit si edhe shërbimet e caktuara.

Cili është problemi i Epic me Apple?

App Store është mënyra e vetme për të instaluar softuer në iPhone dhe iPad, por kompanitë duhet të luajnë sipas rregullave të Apple nëse duan të përfshihen. Rregullat kontrollojnë gjithçka, nga përmbajtja deri te praktikat e sigurisë. Problemi kryesor i Epic është se rregullat kontrollojnë se si mund të tarifojnë klientët për V-dollar, monedha që përdoret për të blerë gjëra në lojën Fortnite.

Apple këmbëngul se nuk ka vend për negociata dhe se rregullat që funksionon App Store shërbejnë për të garantuar sigurinë në përgjithësi dhe sigurinë e përdoruesve.

Epic Games ka ngritur akuzat se Apple është shndërruar në një monopol të paligjshëm që “shtrydh” aplikacionet për një pjesë të konsiderueshme të fitimeve. Apple merr një komision prej 15% në 30% për blerjet e bëra brenda aplikacioneve, duke përfshirë gjithçka, nga artikujt dixhitalë, lojërat te abonimet. Apple mohon pretendimet e Epic.

Betejë kërcënuese: Pse Apple po shkon në gjyq për

Formula shumë e suksesshme e Apple e ka ndihmuar kompaninë që prodhon iPhone të jetë një nga kompanitë më fitimprurëse në botë, me një vlerë tregu që tani arrin 2.2 trilion dollarë. Epic pretendon se iPhone ka një ekosistem të kthyer në monopol të cilin e shfrytëzon për t’u pasuruar padrejtësisht dhe pengon konkurrencën.

Apple pretendon se përballet me një konkurrencë të konsiderueshme nga alternativa të ndryshme ndaj video-lojërave. Për shembull, thekson se rreth 2 miliardë telefona të tjerë nuk përdorin softuerin e iPhone ose nuk punojnë me App Store.

Epic gjithashtu ka ngritur një çështje të veçantë kundër Google, duke e akuzuar për grumbullim të paligjshëm të aplikacioneve për pajisjet Android.

Apple e përshkruan Epic si një kompani të dëshpëruar për burime të të ardhurave.