MENU
klinika

Një nga vendet më të populluara në botë,

Pse Gaza nuk paraqitet qartë në Google Maps?

17.05.2021 - 10:15

Është një çështje që është theksuar nga studiuesit duke përdorur informacionin që është në dispozicion të publikut, përfshirë të dhënat e hartës, për të lokalizuar sulmet dhe për të dokumentuar shkatërrimin.

“Fakti që nuk marrim imazhe satelitore me rezolucion të lartë nga Izraeli dhe territoret palestineze na çon një hap pas”, thotë hetuesi, Samir.

Në fakt, shumica e Izraelit dhe territoreve Palestineze shfaqen në Google Earth si imazhe satelitore me rezolucion të ulët, edhe pse imazhe me cilësi më të lartë janë të disponueshme nga kompanitë satelitore.

Mezi mund të shohësh makinat në Gaza City. Për ta kuptuar, mund ta krahasoni me Pyongyang, kryeqytetin e fshehtë të Koresë së Veriut, ku makinat janë përcaktuar qartë dhe madje mund të dallohen njerëzit.